Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Shqipëria porosit 30 mijë teste të reja për COVID-19

Ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu ka bere me dije se ne vijim te gjurmimit te rasteve dhe per studimin epidemiologjk te Covid 19, jane porositur 30 mije teste te reja.

Ajo sqaroi se per strategjine e testimit te popullsise vendosin ekspertet dhe se tashme po ndiqen me rigorozitet te gjithe keshillat e OBSH-se.

“Ne nuk kemi probleme me kapacitetet. Kemi aktualisht dhe kemi porositur edhe 30 mijë teste të tjera. Por strategjinë e testimit e vendosin ekspertët. Ne po zbatojmë rekomandimet e OBSH-së për testim testim testim për çdo rast të dyshuar”, tha Manastirliu.

loading...

Në lidhje me vatrën e Shkodrës, Manastirliu tha se Shkodra është një qytet që ka dy vatra që janë zbuluar nga njësitë dhe strukturat e shëndetësisë. Eshtë bërë një hetim i imtësishëm nga epidemiologet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, në bashkëpunim me Institutin e Shendetit Publik.

“Kam një apel që dua ta bëj jo vetëm qytetarëve të Shkodrës por edhe të Tiranës e të gjithë Shqipërisë: Të respektojnë masat e marra, të respektojnë distancimin social, është e vetmja armë për të mundur COVID-19″, tha Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha detaje edhe për shëndetin e dy mjekëve të njohur, prof. Dhimitër Kraja dhe prof. Roland Xhaxho.

“Prof. Dhimitër Kraja ka rezultuar negative nga testimi I fundit, pra është I shëruar dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Kur bisedova me të më tha që do të rikthehet në shërbim. Ndërsa prof. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar. Sot bisedova me të dhe është duke dhënë një dorë për mjekët e infektivit aty në spital, edhe pse është vetë i prekur. Shembuj të tillë janë frymëzues”, tha Manastirliu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet