'Shembull i përkushtimit dhe sakrificës për profesionin', Manastirliu publikon foton e mjekes me shenjat e maskës
Anxhela Murraj është pjesë e stafit mjekësor të spitalit Infektiv në Tiranë në vijën e parë të rrezikut nga koronavirusi.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu publikoi foton e mjekes si shembull të përkushtimit dhe sakrificës për profesionin.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Anxhela Murraj është shembull i përkushtimit dhe sakrificës për profesionin, cdo ditë në vijën e parë të frontit në shërbim të pacienëve të prekur nga COVID-19 në spitalin Infektiv me misionin për të shpëtuar jetë”, ka shkruar Manastirliu.
Në foto ajo ka dalë e veshur me veshjen speciale mbrojtëse dhe në një foto tjetër pa maskën që e mbron nga prekja pre COVID-19, ku dallohen qartë shenjat në fytyrë.