Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Qeveria miraton borxhin në vlerën 100 milion euro

100 milionë euro është borxhi i miratuar nga qeveria ditën e sotme. Borxhi është marrë në tregjet e brendshme në formën e obligacionit dhe me një jetëgjatësi 2 vjeçare. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kërkesa fillestare për borxh ishte në vlerën e 120 milionë euro por për shkak të interesit të lartë të kërkuar nga bankat qeveria ka vendosur që të pranojë borxhin vetëm 100 milionë euro.

Edhe ky borxh i ri i ka tejkaluar limitet e qeverisë e cila në kërkesën fillestare thuhej se borxhi do të merrej me një normë interesi apo kupon indikativ jo më shumë se 1.8%, ndërkohë që ka pranuar një normë interesi më të lartë në shifrën e 1.96%.

Në ankandin e zhvilluar ditën e sotme kanë shprehur interes për të marrë pjesë 37 institucione financiare që janë të licencuara në licencuara për këtë shërbim, ndërkohë që janë pranuar vetëm 32 kërkesa.

Edhe pse borxhi tashmë është miratuar ende nuk është saktësuar se cili do të jetë destinancioni i këtij borxhi.

Obligacionet janë instrumente financiare afatmesëm dhe afatgjatë me maturitet 2, 3, 5, 7 dhe 10-vjeçare, ato emetohen me kupon fiks pra normë fikse interesi dhe paguhet çdo 6 muaj gjatë kohëzgjatjes së instrumentit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet