Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Patën kontakt me personin që vdiq nga koronavirusi, 13 punonjës të Urgjencës në Prishtinë dërgohen në vetizolim

13 punonjës shëndetësorë të mjekësisë urgjente në Prishtinë janë dërguar në vetizolim si pasojë e kontaktit që patën me 59-vjeçarin e prekur nga Covid-19 i cili ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi konfirmoi lajmin për Express. Ndërkohë në Prishtinë janë 19 persona që kanë rezultuar si të infektuar me koronavirus.

“Janë 13 punonjës shëndetësorë të mjekësisë urgjente që janë dërguar në vetizolim. Që të gjithë ata kanë pasur kontakt me personin tashmë të ndjerë në Prishtinë”, ka deklaruar Gashi.

Më tej ai ka dhënë detaje rreth masave që i ka marrë komuna e Prishtinës për mbrojtjen nga koronavirusi
“Ne ngushëllojmë për vdekjen e pacientit në Prishtinë. Gjendja momentalisht sa i përket qytetarëve të infektuar me Covid-19 në komunën e Prishtinës, rezulton të jetë stabile. Ne jemi duke punuar 24 orë në 7 ditë të javës për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Të gjithë pacientët na komuna e Prishtinës që janë 19 persona si të prekur me Covid-19 janë në gjendje stabile.”, ka deklaruar Gashi.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet