Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mbi 1,3 milion të infektuar me koronavirus në botë, mbi 70 mijë të vdekur dhe 275,851 të shëruar

Numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën ka shkuar mbi 1,3 milion konkretisht, 1,324,907.

Sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 73,703.

Të shëruar deri tani janë 275,851 pacientë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 356,942 ndërsa të vdekur janë 10,389.

loading...

Rekomandojme

Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 16,523 viktima.

Ndërsa Franca ka 8,926 numrin total të të vdekurve

Në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 22 dhe janë 377 të infektuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet