Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

Manastirliu: Mjeku Kraja do të rikthehet sërish në front, Xhaxho po ndihmon ekipin tek Infektivi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dha detaje të reja mbi shëndetin e dy mjekëve të njohur, Dhimitër Kraja dhe prof. Roland Xhaxho.

Doktor Kraja tashmë është shëruar dhe ka premtuar se do ti rikthehet shërbimit, ndërsa prof. Ronald Xhaxho është në gjendje të stabilizuar.

“Prof. Dhimitër Kraja ka rezultuar negative nga testimi I fundit, pra është I shëruar dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Kur bisedova me të më tha që do të rikthehet në shërbim.

Ndërsa prof. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar. Sot bisedova me të dhe është duke dhënë një dorë për mjekët e infektivit aty në spital, edhe pse është vetë i prekur. Shembuj të tillë janë frymëzues”, u shpreh Manastirliu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet