Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Italia mbetet në të njëjtën situatë, 636 të vdekur në 24 orët e fundit, por ulet numri i të infektuarve

ITALI

Ditën e djeshme Italia raportoi një përmirësim të viktimave nga koronavirusi, ku 525 persona kishin humbur jetën brenda 24 orëve.

Por sot ka sërish një rrijtje të numrit. 636 persona kanë humbur jetën, 111 më shumë se një ditë më parë, duke e çuar në 16.523 numrin total të vdekjeve.

Ndërkohë, rastet e reja në vendin fqinj përgjatë ditës së fundit janë 1.941, 1 mije më pak se dje, 2.972. Në provincën e Lombardisë e cila është më e prekura nga koronavirusi në 24 orët e fundit raportohen 297 të vdekur, duke arritur në 9202.

Ndërsa të infektuar janë 1.079 më shumë se një ditë më parë. Edhe të shëruarit janë rritur vetëm 437 në 24 orët e fundit.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet