Emrat e padëgjuar më parë, cifti indian pagëzon binjakët e porsalindur Covid dhe Corona

Bota
Emrat e padëgjuar më parë, cifti indian pagëzon

Në shtetin qendror të Chhattisgarh të Indisë, dy ditë pas fillimit të karantinës, lindën një djalë dhe një vajzë, të cilët prindërit vendosën t’i quajnë Covid dhe Corona.

“Lindja ishte shumë e ndërlikuar, kështu që burri im dhe unë deshëm ta bënim këtë ngjarje të paharrueshme. Më pëlqejnë shumë këta emra. E para është një fjalë me origjinë latine që i referohet mbretërve dhe mbretëreshave”, tha Preeti Verma, nëna e binjakëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa babai tha se e bënë këtë zgjedhje që të japin edhe një mesazh.

“Ne dëshirojmë që frika në lidhje me këtë virus të marrë fund dhe njerëzit të jenë gjithnjë e më të vetëdijshëm për rëndësinë e pastrimit dhe higjenës.”

Në çdo rast, çifti do të ishte i gatshëm të rishikonte zgjedhjen nëse gjyshërit do të dilnin kundër emrave Corona dhe Covid.

ME TE LEXUARAT