Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Dalin shifrat e Italise, 636 te vdekur nga koronavirusi ne 24 oret e fundit

Autoritetet vendase raportuan se numri i viktimave të shkaktuar nga Koronavirusi në Itali vijon të mbetët i lartë ku ne 24 oret e fundit kanë humbur jetën 636 persona të infektuar.

Tashmë numri i të vdekurve nga virusi ka shkuar në 16523. Ndërkohë numri i të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në të paktën 132.547.

Në të gjithë vendin janë 28.976 pacientë të shtruar në spital me simptoma ndërsa 60,313 janë në izolim shtëpie.

loading...

Rekomandojme

Numri i pacientëve të infektuar prej nisjes së pandemisë e deri më sot ka arritur në 132,547. Në 24 orë janë shënuar 3599 raste pozitive më shumë.

Vazhdon në rritje numri i pacientëve të shëruar që sot janë 1,022 më shumë se një ditë më parë e numri i përgjithshëm i tyre është 22,837.

Sot gjthashtu vazhdon trendi në ulje i pacientëve të kuruar në terapi intesive nga 3,977 që ishin një ditë më parë në 3,898, pra 79 pacientë më pak të shtruar në këto reparte.

Në rajonin e Lombardië, më i prekuri nga pandemia, sot regjistrohen 297 viktima më shumë se një ditë më parë e nurmi i tyre 9,202. Ndërsa pacientët e infektuar janë në 51 534.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet