Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

COVID-19, shenja shprese në Evropë, bie numri i viktimave ne Itali dhe Spanje

Evropa po jep shenja të reja shprese lidhur me pandeminë ndërsa numri i përditshëm i personave të prekur nga koronavirusi në Spanjë, Itali e Francë po ulet. Vdekjet si pasojë e koronavirusit dhe rastet me të infektuar vazhduan të bien edhe gjatë ditës së hënën në Spanjë, megjithëse autoritetet paralajmëruan mbi një shtrembërim të mundshëm të shifrave nga një raportim më i ngadalshëm gjatë fundjavës.

Ministria e shëndetësisë njoftoi 637 raste të tjera vdekjesh në 24 orët e fundit, numri më i ulët i vdekjeve në 13 ditë, ndërsa shifra totale llogaritet mbi 13 mijë që kur pandemia goditi vendin.

Po kështu edhe numri i infeksioneve të reja të regjistruara ishte më i ulti në dy javë. Spitalet njoftuan se ritmi i pacientëve që vijnë në repartet e urgjencës po bie, duke i dhënë një lehtësim shumë të nevojshëm punonjësve të mjekëve e mbingarkuar.

Ndërkohë Italia ka shënuar nivelet më të ulëta në numrin e viktimave të raportuar prej më shumë se dy javësh dhe trajektorja e infeksionit duket se po shkon më në fund drejt rënies. Kreu i agjencisë së Mbrojtjes Civile Angelo Borrelli, tha të dielën se ishin regjistruar 525 raste vdekjesh në një hark kohor prej 24-orësh që nga e shtuna në mbrëmje. Kjo është shifra më e ulët në vend prej 19 marsit, kur u njoftuan 427 raste vdekjesh.

Por optimizmi u shua disi nga rritja e numrit të të vdekurve në Britani. Nga ana tjetër kryeministri i Britanisë Boris Johnson vazhdon të qëndrojë në krye të qeverisë pavarësisht shtrimit mbrëmë në spital. Zyra e tij tha se ky hap u morr për të qenë të kujdesshëm pas prekjes së zotit Johnson nga koronavirusi.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet