Basha pas deklaratës së Yuri Kim: Fokusi ynë jeta, shëndeti dhe ekonomia e shqiptarëve, jo retorika politike

Politikë
Basha pas deklaratës së Yuri Kim: Fokusi ynë jeta, shëndeti

TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim e cila tha se politika shqiptare duhet të jetë e unifikuar në situatën e krijuar nga COVID-19.

Basha shkruan në Twitter se PD do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje konkrete dhe transparencë nga qeveria.

“Falemnderit @USAmbAlbania & SHBA për ndihmën kundër #COVID19.

@pdshqiperi do vazhdojë të insistojë për testim dhe distancim social, të ofrojë zgjidhje konkrete & të kërkojë transparencë nga qeveria.

Fokusi ynë është jeta, shëndeti dhe ekonomia e shqiptarëve, jo retorika politike”, shkruan Basha.

ME TE LEXUARAT