Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ambasadorja e SHBA thirrje liderëve politikë: Njerëzit të tregojnë vigjilencë nga Shkodra në Sarandë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim me anë të postimeve në “Twitter” iu ka bërë thirrje liderëve kryesorë politikë në vend, presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe kreut opozitar Basha që të tregojnë unitet kundër Covid-19.

Kim shprehet se liderët politikë duhet të jenë të përbashkuar kundër koronavirusit, ndërsa vlerëson se edhe njerëzit duhet të dëshmojnë vigjilencë, nga Shkodra deri në Sarandë.

Postimet e ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim:

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, lideri i opozitës Lulzim Basha duhet të jenë të unifikuar në këto kohë kundër Covid-19. Tani nuk është koha për politikë si zakonisht. Nuk mund të fitojmë luftën pa unitet dhe disiplinë nga të gjithë liderët dhe të gjithë njerëzit, nga Shkodra në Sarandë.

Masat e rrepta janë duke u marrë në numër të konsiderueshëm, dhe është normale që të ndiheni të lodhur, por duhet të qëndroni vigjilentë. Të gjithë ne, përfshirë edhe Ambasadën Amerikane në Tiranë, duhet të vazhdojmë të bëjmë punën tonë për të qenë të gjithë të shëndetshëm.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet