Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Aksident në Roskovec, 3 të rinj ‘thyejnë’ karantinën e dalin me makinë por përfundojnë në kanal

FIER
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Suk-Strum në Roskovec. Mësohet se tre të rinj lëviznin me makinë dhe për shkak të shpejtësisë makina është përplasur me bordurën e rrugës dhe ka përfunduar në kanal.

Të rinjtë të moshave 25 dhe 33 vjeç janë dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka kryer veprimet hetimore e procedurale në vend për zbardhjen e rrethanave të plotë të aksidentit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet