Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Trump paralajmeron heqjen e masave per koronavirusin: Te kthehemi ne pune, izolimi shkakton me shume viktima

Presidenti i SHBA Donald Trump ka ofruar serish nje qasje krejt te re nga lideret e botes, duke evidentuar perspektivën e heqjes së bllokimeve të levizjes si pasoje e koronavirusit në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke argumentuar se kombi nuk mund të ‘shkatërrohet’ dhe ‘duhet të kthehehet në punë’.

Fjalët e presidentit gjatë konferencës së tij të përditshme të Shtunën krijojnë mundësinë e rihapjes së bizneseve dhe shërbimeve, duke marre parasysh faktin se njerëzit do të infektohen.

‘Ne duhet të kthehemi në punë. Ne nuk duam ta bëjmë këtë me muaj, muaj e muaj të tërë’, tha Trump, duke shtuar se rihapja e levizjes do të jetë një “vendim i madh” dhe se ‘kurimi nuk mund të jetë më i keq se problemi’.

Duke folur të Shtunën, Trump shtoi se ndalimi i levizjes funksionon, por përsëri SHBA nuk do të shkatërrojë vendin.

“Ne duhet të kthehemi. Sepse ju e dini, në një moment të caktuar, rrezikojme te humbim më shumë njerëz në këtë mënyrë përmes të gjitha problemeve të shkaktuara nga izolimi.

“Ne e kemi kaluar këtë periudhë kohe ne izolim por unë e thashë se kurimi nuk mund të jetë më i keq se vetë problemi, citon lajmifundit.al. Në një pikë të caktuar do të duhet të merren disa vendime të vështira’, ka thene kreu i Shtepise se Bardhe.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet