Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tronditëse në Kuçovë, nëna e dy fëmijëve var veten ne dhomen e gjumit, burri ne spital

Një 40-vjeçare nga lagjia “11 Janari” në qytetin e Kuçovës i ka dhene fund jetes duke u vetëvarur në dhomën e saj të gjumit.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në banesën ku ajo jetonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Policia tha se shtetasja Zamira Sefa ka vendosur t’i japë fund jetës,duke u vetëvarur me litar në dhomën e saj të gjumit,ku është gjetur nga bashkëshorti i cili ka njoftuar policinë.

loading...

Rekomandojme

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë kriminialistë, që bën edhe kqyrjen e vendngjarjes.

Burime nga policia bëjnë me dije se,gruaja kishte kohë që vuante nga depresioni për shkak të kushteve të rënduara ekonomike në të cilat jetonte dhe kjo mendohet të jetë edhe shkaku që e ka çuar gruan të ndërmarrë aktin e vetëflijimit.

Menjëherë pas ngjarjes, bashkëshorti i gruas është dërguar për mjekim në spital, pasi kur ka gjetur gruan të varur ai ka rëne pa ndjenja në banesë. Policia po vijoj hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet