Tensionohet situata në Kapshticë, dy gra dhe një burrë shfaqin probleme shëndetësore, dërgohet ambulanca

Aktualitet
Tensionohet situata në Kapshticë, dy gra dhe një burrë

KAPSHTICË

Situata me emigrantët shqiptarë të bllokuar në Kapshticë është tensionuar pasi dy gra dhe një burrë kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Prej 2 ditësh 50 emigrantë shqiptarë janë bllokur mes Shqipërisë dhe Greqisë në Kapshticë dhe nuk lejohen as të hyjnë në atdheun e tyre dhe as të kthehen andej nga erdhën, nga Greqia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata janë detyruar të bllokojnë kamionat e mallrave si shenjë proteste për të ardhur në Shqipëri. Po ashtu një ambulancë nga qyteti më i afërt, Bilishti është nisur drejt Kapshticës për të monitoruar situatën shëndetësore të atyre që kanë shfaqur probleme.

ME TE LEXUARAT