Mbi 3 000 raste të reja me coronavirus brenda një dite në Turqi, numri i të vdekurve arrin në 501

Bota
Mbi 3 000 raste të reja me coronavirus brenda një dite në Turqi,

Në 24 orët e fundit, në Turqi janë zbuluar edhe 3 013 raste të reja me coronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 23,934.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autoritetet turke njoftuan për 76 të vdekur tjerë nga coronavirusin, që e çuan në 501 numrin e përgjithshëm të viktimave nga kjo pandemi.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka bërë të ditur se mbi 3 000 raste të reja që u shënuan brenda një dite.

Deri më tani, 786 pacientë janë shëruar nga kjo sëmundje dhe janë kthyer në shtëpi, ndërsa 1,311 janë nën kujdes intensiv. Trajtimet e të sëmurëve kanë rezultuar me sukses, duke bërë që të ketë më shumë të shëruar.

Gjatë ditës së djeshme, janë realizuar 19,664 testime, ndersa numri i përgjithshëm i testimeve për coronavirus deri më tani është 161,380

ME TE LEXUARAT