Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kryeministri britanik shtrohet ne spital 10 dite pas infektimit me koronavirus

Kryeministri britanik Boris Johnson është shtruar në spital dhjetë ditë pas testimit pozitiv për koronavirus, njoftoi sonte Downing Street.

Johnson i cili ende vuan nga simptomat e sëmundjes, do t’i nënshtrohet testeve në një spital të panjohur në Londër si një masë paraprake.

Një zëdhënës i Downing Street tha se ‘me këshillën e mjekut të tij, Kryeministri është pranuar te dielen në spital për teste.

‘Ky është një hap paraprak, pasi Kryeministri vazhdon të ketë simptoma të koronavirusit dhjetë ditë pas testimit pozitiv”, ka thene zedhenesi.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet