Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kreu i beshktashinjve me koronavirus, lajmi i rreme qe beri xhiron e rrjetit

Ditën e djeshme u hap një lajm i rremë lidhur me shëndetin e kryegjyshit botëror bektashian Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj, për të cilin u tha se ishte infektuar nga koronavirusi.

Baba Mondi ka preferuar të flasë vetë për të treguar që lajmi ishte i pavërtetë dhe konfirmoi se ai gëzon shëndet të plotë, ndërsa shton se ka respektuar të gjitha masat e distancimit që ka këshilluar dhe qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.

loading...

“Siç e shikoni unë gëzoj shëndet të plotë. I kam zbatuar të gjitha rregullat që ka vendosur qeveria, në bazzë të ligjeve, në bazë të shëndetësisë. Që të ruhem, mos të takohem me njerëzit. Siç e shikoni sot teqeja është bosh kur sot është dhe dita e kalimit nga jeta i Dede Reshat Bardhit.

Më vjen keq që shumë lajme të rreme që dalin në këto momente nuk janë të mira për popullin, për njerëzit për besimtarët. Krijojnë përçarje jo bashkim, jo solidaritet”, është shprehru Baba Mondi.

Pikërisht edhe lajmi i rremë është krijuar nga persona të cilësuar nga kjo media si “dashakeqës” pasi kanë përdorur logon e tyre nëpërmjet montazhit për të shpërndarë lajmin e rremë për Baba Mondin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet