Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Koronavirusi, 28 raste të reja në Shqipëri, mes tyre një fëmijë, numri i të prekurve 361

Vazhdon me ritem te larte kurba e perhapjes se koronavirusit ne Shqiperi.

Ministria e Shëndetësisë informon për numrin e të prekurve me COVID-19 në Shqipëri dhe rastet e reja të 24 orëve të fundit. Sipas MSH janë 28 raste të reja, numri total 361.

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informon mbi situatën e COVID-19

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 5. April 2020

loading...

Drejtoeresha e ISHP, tha se jane testuar 149 raste te dyshuara nga te cilet u konfirmuan si pozitive 28 persona prej te cileve nje eshte femije.

Sipas Ficos, mosha mesatare e te prekurve eshte 50 vjec. Fico konfirmoi se ne mesnate nje 80 vjecare gjeti vdekjen ne spitalin e Shkodres pas paraqitjes me 4 prill ne spital.

Fico beri me dije se e moshuara ishte vendosur ne terapi intensive por, transporti i saj ne Tirane ka qene i pamundur.

Ne 24 oret e fundit jane sheruar 5 paciente. Tek Infektivi pese paciente jane ne terapi intensive dhe nje tjeter me frymemarrje te drejtuar. Ne Sanatorium, 6 paciente jane ne terapi intensive dhe njeri prej tyre eshte me frymemarje te drejtuar.

Tirana, Durresi, Elbasani dhe Shkodra kane perhapjen me te madhe te koronavirusit, citon lajmifundit.al deklaraten e drejroeshes se ISHP Albana Fico.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet