Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Hysaj gati për largimin, Napoli nis negociatat me Barcelonën

Mbrojtesi shqiptar Elseid Hysaj nuk ndihet i lumtur te Napoli dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet në verë, për të vazhduar te një skuadër tjetër.

Mbrojtësi shqiptar ishte një ndihmesë e madhe për Gatusson, teksa mund të luante edhe në krahun e majtë edhe në të djathtë të mbrojtjes.

Megjithatë me futbollistin që dëshiron largimin, drejtuesit po punojnë për të afruar një tjetër mbrojtës krahu.

Sipas asaj që shkruan spanjollja “Sport”, Napoli ka nisur kontaktet me Barcelonën për mbrojtësin Junior Firpo.

Ky i fundit i pëlqen shumë italianëve, të cilët duan ta marrin në huazim me të drejtë blerje, ndërsa katalanasit janë gati të heqin dorë prej tij për rreth 20 milionë euro.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet