Francë, Airbus dërgon katër milionë maska në Europë për luftën kundër COVID-19

Bota
Francë, Airbus dërgon katër milionë maska në

Prodhuesi europian i avionëve “Airbus” ka dërguar këtë fundjavë që nga Kina katër milionë maska drejt Europës, të destinuara në pjesën më të madhe për autoritetet shëndetësore të vendeve ku ndodhet kompania, për të luftuar kundër pandemisë së koronavirusit, theksoi sot një zëdhënës i grupit.

Në orën 09:35 (07:35 GMT), një Airbus A350-1000, që i përkiste prodhuesit europian, u shfaq në aeroportin e Tuluzit, seli e Airbus në jugperëndim të Francës, për të shkarkuar ngarkesën, nën mbikëqyrjen e xhandarmërisë, theksoi një fotograf.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dje në mbrëmje, avioni që vinte nga Kina, u shfaq në Hamburg, vend tjetër i madh i grupit aeronautik në Gjermani, për të depozituar grupin e parë të maskave.

ME TE LEXUARAT