Bëri foto më kushërinjtë me qengjin në hell pa respektuar distancat, Kujtim Gjuzi sqaron të vërtetën

Politikë
Bëri foto më kushërinjtë me qengjin në hell pa

Deputeti i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi postoi disa ditë më parë në rrjetet e tij sociale një foto me kushërinjtë e tij duke pjekur një qengj në hell.

Në momentin kur e gjithë popullata ka marrë urdhra të prerë për të ruajtur distancën sociale, Gjuzi u shfaq mes tyre duke i shkelur katërcipërisht këto rregulla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Teksa ishte në një lidhje direkte në “E Diell” nga shtëpia e tij në fshatin Kameras, Fushë –Krujë, Gjuzi sqaroi:

“Nipi im kishte ditëlindjen atë ditë dhe ne u mblodhëm këtu për të festuar sepse kishte shpëtuar edhe nga një aksident i rëndë automobilistik” pohoi ai.

Por pse nuk i respektoi distancat deputeti shqiptar?

“Vetëm gripi nuk mund të vijë në Albanopolis” tha me batutë Gjuzi duke iu referuar prejardhjes historike të fshatit Kameras.

ME TE LEXUARAT