Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Basha: Ndalimi i shqiptareve ne kufi per te mos u kthyer ne familje, akt kriminal

Ne pikat kufitare te Shqiperise me vendet fqinje vazhdojne te mbeten te bllokuar me dite qytetare te shumte shqiptare qe duan te kthehen tek familjet e tyre pasi ndalimi i levizjes i ka zene jashte shtetit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideron akt kriminal mbylljen e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi

“Mbyllja e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për tu kthyer në shtëpitë e tyre, është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm.
Qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari.

Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrsesi si refugjatë nga shteti i tyre. Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot!”- shkruan Basha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet