Aksident në Papër të Elbasanit, trajleri përmbyset në rrugë, plagoset drejtuesi

Aktualitet
Aksident në Papër të Elbasanit, trajleri përmbyset në

Gjatë pasdites së kësaj të diele një automjet i tonazhit të rëndë që transportonte artikuj industrialë ndërsa qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe si pasojë e shpejtësisë gjatë manovrimit për shkak të inertësisë është përmbysur.

Aksidenti sipas burimeve jo zyrtar ndodhi në fshatin Papërr 10 km larg qytetit të Elbasanit.Si rezultat i këtij aksidenti është plagosur drejtuesi i automjetit i cili mbante targa të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa automjeti është shkatērruar pothuajse plotësisht, mallrat që ndodheshin të ngarkuara në të janë shpërndarë në rrugë e jashtë saj. Ndërkohë që policia po heton shkaqet që sollën aksidentin,drejtuesi i automjetit ndodhet nën mbikqyrjen e mjekëve në repartin e kirurgjisë së Qendrës Spitalore të Elbasanit.

ME TE LEXUARAT