Vdes në punë saldatori i pusit të naftës në Kuçovë, arrestohet shefi i sektorit

Aktualitet
Vdes në punë saldatori i pusit të naftës në

Një saldator i moshës 60-vjeçare ka humbur jetën ditën e djeshme teska punonte në një pus nafte në Kuçove. Sipas burimeve shtetasi me inicialet L.F ishte duke punuar teksa një peshë hekuri e përzier me beton i ka rënë në kokë, duke humbur jetën menjëherë.

Si rrjedhojë është arrestuar në flagrancë për shkelje të rregullave në punë Shefi Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit të Nxjerrjes së Naftës në Kuçovë. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B.T të moshës 48-vjeçare banues në Kuçovë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.T., 48 vjeç banues në Kuçovë, me detyrë Shefi i Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit e Nxjerrjes së Naftës në Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në këtë ndërmarrje shtetasi L.F., 60 vjeç duke punuar është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale 'Shkelje e Rregullave në punë nga Pakujdesia',"-njofton policia e Beratit.

ME TE LEXUARAT