Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

U bllokuan nga karantina e koronavirusit, shqiptaret kalojne naten jashte ne pikat kufitare

Rreth 40 persona vazhdojnë të qëndrojnë mes kufirit shqiptaro grek në Kapshticë.

Emigrante shqiptare të cilët kanë mbërritur në kufi nuk lejohen të hyjnë në territorin shqiptar pas mbylljes se kufirit.

Sipas të dhënave ata nuk kanë autorizim nga konsullata apo Ministria e Jashtme çka ka bërë që autoritetet të mos lejojnë kalimin e tyre. Mes personave ka gra burra dhe të moshuar.

Një pjesë e tyre kanë që mbrëmë, ndërsa disa të tjerë u janë bashkuar sot.

Në bazë të aktit normativ kufiri me Greqinë është i mbyllur teksa lejohen të kalojnë vetëm mjetet e tonazhit të rëndë. Familjarët që kane shkuar ne Kapshticë për të marrë të afërmit shprehen të shqetësuar për ta.

Nga ana tjetër mësohet pala greke ka lejuar daljen nga toka e tyre të emigranteve por autoritetet tona kufitare nuk kane lejuar hyrjen e tyre në Shqipëri. Ne keto kushte ata kane tentuar të rikthehen në Greqi por e kane pasur te pamundur.

Edhe në Kakavijë 7 persona jane bllokuar në tokën neutral dhe presin të hyjnë në Shqipëri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet