Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

“Temperatura më shkoi deri në 39.6”, flet kreu Urgjencës, Brataj: Gjendja ime po përmirësohet

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus ka treguar simptomat që ka ai, për shkak të koronavirusit.

Brataj theksoi se më herët ka pasur tepër temperaturë, ndërsa vlerësoi se gjendja e tij po vjen e po përmirësohet. Po ashtu, Brataj ka treguar edhe simptomat që ka pasur, si një i infektuar me Covid-19.

“Pata temperaturë të lartë. Nuk pata vështirësi në frymëarrje. Më kapi ajo intestinalja. Janë disa lloj simptomash. Temperatura shkoi deri në 39.6. Por nëse ka një temperaturë 2-3 ditë me temperaturë 37, atëherë nuk është e vështirë,. Por nëse rritet, duhet ta trajtojmë me paracetamol.

Kolla është mekanizëm mbrojtës. Kolla është një simptiomë që zhduket e fundit. Dhimbja e gjoksit mund të jetë dhe ftohje muskulare, nuk është për t’u shqetësuar. Mushkuritë nuk kanë dhimbje, Mora antibiotikë në ditën e katërt, meqë nuk po binte temperatura. Duhet kujdes, sidomos personeli mjekësor duhet që të ketë realisht kujdes”, u shpreh mjeku Brataj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet