Mikrobiologu: Prilli do të jetë muaji i përballjes vendimtare me COVID-19

Soft
Mikrobiologu: Prilli do të jetë muaji i përballjes vendimtare me

Mikrobiologu Lul Raka, në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se prilli do të jetë muaji i përballjes vendimtare me virusin COVID-19 në Kosovë. Ai thotë se aktualisht Kosova po e mban mirë nën kontroll përhapjen e infeksionit, por bën thirrje për rritje të kujdesit, posaçërisht në mbajtjen e distancës fizike dhe testimin e rasteve që mund të preken nga kontaktet me të infektuarit për të parandaluar përhapjen e shpejtë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë deri tani ka testuar më shumë se 1 mijë e 700 persona, prej të cilëve 135 janë konfirmuar të prekur me virusin COVID-19, një ka vdekur ndërsa 16 janë shëruar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mikrobiologu, Lul Raka, njëherësh bashkërendues i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se shifrat aktuale të të prekurve janë lajm i mirë por ende duhet shtuar kujdesin për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Ky numër i ka dy tregues, i pari krahasuar me shtetet e rajonit flet që kemi numrin më të ulët të rasteve edhe elementi tjetër që poashtu është i rëndësishëm e kemi numrin më të vogël të rasteve të vdekjes deri tash, dy raste deri më tash me këtë rastin që është në Leposaviç. Ky është lajm i mirë mirëpo njëkohësisht nuk duhet të ketë vend për vetkënaqësi sepse pasqyra reale në terren sidomos te shtetet që kanë kapacitete të kufizuara të testimit, e përafërsisht të gjitha shtetet e Ballkanit janë të përafërta me numrin e testimeve për numrin e banorëve nëse i krahasoni, edhe kjo ndonjëherë mund të jep pasqyrën e rrejshme sepse ndonjëherë në terren ka incidencë të ulët mirëpo kjo nuk është e vërtetë sepse me vetshtrirjen gjeografike të rasteve të reja siç është Kamenica, Prizreni, Mitrovica, Fushë Kosova dhe të tjera dhe me zgjerimin e atyre ekzistuese në Prishtinë dhe Malishevë kjo flet se përhapja në komunitet është në rritje e sipër”, tha ai.

Zoti Raka thotë se deri tani institucionet e vendit së bashku me punonjësit shëndetësorë kanë treguar angazhim të mirë në mbajtjen e situatës nën kontroll për mos përhapjen e virusit. Ai thotë se me rëndësi është respektimi i rregullave dhe udhëzimeve nga ana e qytetarëve.

“Rastet e fundit po tregojnë se çdo lëshim, çdo mosrespektim kushton shumë shtrenjtë, rasti i fundit në Kamenicë na e ka dëshmuar më së miri mirëpo edhe te rastet tjera ka ndodhur kjo prandaj këtu duhet të kemi kujdes”, tha zoti Raka.

“Ne të gjithë jemi dëshmitar sepse i shohim edhe nëpër qytetet tona ku jetojmë dhe ku qarkullojmë sa është respektuar ajo, nuk është respektuar në nivel të kënaqshëm sepse edhe këto për zbatimin e normave për të ulur shkallën e epidemisë nevojitet një përqindje shumë e lartë e përmbushjes së rregullave edhe udhëzimeve nga institucionet shëndetësore. Edhe këto gjithsesi kushtojnë por tash lakorën ka me vizatu virusi edhe urojmë që ajo lakore të mos jetë vertikale, të jetë e sheshtë ashtu siç është deri tash”, tha ai.

Zoti Raka thotë se aktualisht është vështirë të parashikohet se kur do të zbutet situata me koronavirusin por sipas tij prilli do të jetë muaji i përballjes vendimtare.

“Mendoj në shtrirjen sepse tash është shtrirë në pjesë të madhe komunave të Kosovës edhe mund të ketë raste tjera në komunat tjera të cilat ende nuk janë identifikuar, pasqyra reale në terren është më e madhe se sa kjo shifër që e kemi sepse prej kontakteve gjithsesi ende ka kontakte pozitive të cilat nuk janë diagnostifiku”, tha ai.

Zoti Raka thotë se Kosova duhet të dyfishoj numrin e testeve në mënyrë që të identifikojë të prekurit dhe të parandalojë përhapjen e virusit.

“Ky është një prej elementëve qenësore në përgjigjen në kohë sepse nëse e rrisim numrin atëherë në kohë reale e dimë gjendjen në terren edhe në kohë reale mund të intervenojmë, në radhë të parë me izolim por poenta është identifikimi i rasteve të kontaktit që nuk kanë simptome sepse ato mund të jenë të rrezikshëm në shtrirjen e infeksionit sepse nëse dikush prej familjarëve ka pas tash ato faktikisht janë të izoluar, nuk dalin dhe mundësia e përhapjes është më e ulët tash, është në një farë mënyre një vetkontroll i tyre por atë e kontrollon edhe vet izolimi edhe karantinimi qoftë i shtëpive qoftë i fshatrave të prekura”, tha ai.

Mikrobiologu Raka thotë se aktualisht komuna e Malishevës dhe Prishtinës mbetën dy vendet më të prekura me koronavirus por kjo edhe mund të ndryshoj ditëve në vazhdim.

“Këto janë disa ngjarje të cilat rrezikojnë rritjen shumë të shpejtë ose të ashtuquajturën super shpërndarje edhe këtu duhet me pas kujdes për këtë arsye vazhdimisht mesazhi ynë mos u grumbulloni sepse është rrezik, shmanguni grumbullimit, kjo është rruga më e mire”, tha ai per zerin e amerikes.

ME TE LEXUARAT