Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

“Me e keqja nuk ka kaluar”, Rama mesazh qytetareve: Papergjegjeshmeria e disave po na rrezikon te gjitheve

“Me e keqja nuk ka kaluar”, keshtu eshte shprehur kryeministri Edi Rama ne nje mesazh ne rrjetet sociale me ane te nje videoje ku ka kerkuar qe qytetaret te bejne shume kujdes.

“Me e keqja jo vetem qe nuk ka kaluar, por nuk ka ardhur akoma”, tha Rama. Ai permendi qytetare te papergjegjshem qe nuk mbajne distance ne tregun e Kombinatit dhe me pas edhe ne disa zona te tjera.

“Nuk dua tju tregoj videon e nje funerali ne Diber, po rastin e Shkodres qe shkuan ne varrim dhe ia ngjiten njeri tjetrit, per te mos sjelle nje vdekje tjeter”, tha Rama.

Ai beri me dije se qytetare te papergjegjshem nuk po kuptojne dhe nuk duan te kuptojne se Tirana, Durresi dhe Fieri mund te behen vaterloja e kesaj lufte.

“Po aman o njerez, me gjoba do ta zgjidhim edhe kete pune ne funerale. Jane ndaluar ceremoni te tilla ne gjithe boten dhe kjo ka ndodhur jo me kot”, theksoi Rama.

Ai tha se nuk mundet te lejohet rrezikimi i shumices, qe eshte bindur e po zbaton rregullat, te rrezikohet nga nje pakice e papergjegjshme. /lajmifundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet