Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

Manastirliu apel qytetarëve: Jemi në mesin e epidemisë, respektoni masat e distancimit social

“Jemi në mesin e një beteje që nuk është ndalur në asnjë moment, lufta nuk ka mbaruar”. Kështu deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë një komunikimi me qytetarët duke shtuar se do të forcohen masat për të shmangur në maksimum përhapjen e COVID19.

“Që prej fillimit të epidemisë, Shqipëria ka një kurbë në rritje të moderuar të numrit të të prekurve. Sikundër është fakt se Tirana ka sot disa vatra të reja të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID19. Shkodra ka vatër të re. Po ashtu Fieri, Durrësi, Elbasani dhe Kavaja.

Falë masave të distancimit social të ndërmarra nga Qeveria shqiptare, sot kemi një numër të prekurish dhe viktimash nga Covid 19, shumë herë më të vogël, se sa do të kish qenë ky numër, po të mos i kishim marrë këto masa”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se nuk do të bëhen hapa mbrapa në drejtim të masave të distancimit social.
“Për fat të keq, në ditët e fundit, të gënjyer mbase nga krahasimi i shifrave të Shqipërisë me ato të vendeve të tjera, shumë prej jush do të kenë menduar se, ia hodhëm dhe kësaj lufte. Jo!

E kundërta është e vërtetë. Jemi mu në mesin e një beteje që nuk është ndalur në asnjë moment, me një virus që sot, për shkencëtarë dhe mjekë në mbarë botën, ka më shumë të panjohura, se sa të njohura”, tha Manastirliu.

🔴#COVID19NGA MINISTRA E SHËNDETESISË DHE MBROJTJËS SOCIALE, NË KOMUNIKIM ME QYTETARËT PËR SITUATËN E EPIDEMISË DHE DOMOSDOSHMËRINË E ZBATIMIT TË MASAVE TË DISTANCIMIT SOCIAL❗️

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Samstag, 4. April 2020

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet