Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Itali, lulëzon kurora e gjëmbaçit në këmbët e Krishtit, prifti: Sinjal shprese ndaj koronavirusit

Disa gjethe e lule të freskëta kanë çelur në degën e gjëmbaçit në këmbët e Krishtit të kryqëzuar në kishën Santi Silverio e Domitilla, në ishullin italian Ponza, në detin Tiren.

Kurora ishte thurrur nga detarët e ishullit dhe u vendos për devotshmëri në këmbët e Krishtit. Disa gjethe të vogla kishin nisur të dilnin prej saj dhe në periudhën e Krishtlindejve në fund të vitit të shkuar, por fenomeni u përsërit këto ditë madje dhe me disa lule të vogla, çka ka mrekulluar priftin e kishës së portit të Ponza:

loading...

Rekomandojme

«Kjo ngjarje më bën të mendoj, se prej vuajtjes Zoti nis lulëzimin e shëndetit, të paqes dhe jetës. Janë tashmë 4 muaj që ai vazhdon të na dhurojë lule e gjethe. Kjo është një shenjë shprese për ne dhe për të gjithë njerëzimin ».

Të njëjtin mendim kishin dhe besimtarët si Erika, e cila shpjegon: «Për atë që beson, kjo është një shenjë që lutjet tona të këtyre ditëve, janë dëgjuar në njëfarë mënyre, citon top channel. Ky është një sinjal i mirë», tha ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet