Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

U gjet e vdekur dhe e dekompozuar në lumë, identifikohet gruaja 48-vjeçare

Një grua 48-vjeçare është gjetur e mbytur në lumë mbrëmjen e sotme. Kufoma është gjetur në lumë,në afërsi të Urës së Kuçit. Fermerët e fshatit Sheq-Gajdë duke u kthyer nga puna në tokat bujqësore, kanë parë në lumë një trup pa jetë që lundronte dhe kanë njoftuar policinë.

Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, është nxjerrë nga lumi kufoma e gruas, që ishte e dekompozuar. Kufoma e gruas është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat,e cila po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Burime nga morgu i spitalit bëjnë me dije se, në trupin e gruas nuk ka shenja dhune dhe paraprakisht mendohet se gruaja është mbytur.

loading...

Rekomandojme

Sipas hetuesve trupi është i dekompozuar, që do të thotë se ajo ka më shumë se dy javë në ujë. Në morgun e Spitalit Rajonal Berat,ka mbërritur bashkëshorti i gruas,që ka bërë edhe identifikimin e kufomës.

Viktima është Drita Breganaku, 48-vjeçe, banuese në lagjen Uznovë,e martuar dhe me 2 fëmijë. Gjatë komunikimit me oficerin e policisë gjyqësore, është dëshmuar nga bashkëshorti se, gruaja e tij ishte larguar nga banesa dy javë më parë dhe për largimin e saj ai kishte bërë edhe denoncim në polici.

I shoqi ka deklaruar se, nuk kanë pasur konflikte dhe se familjarët, pas largimit të saj kanë dyshuar se mund të kishte rënë aksidentalisht në lumë. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se, kanë filluar hetimet në lidhje me ngjarjen dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet