Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

Dy persona në Lezhë thyejnë karantinën për t’u konfliktuar për pronën, një i plagosur

Dy persona në qytetin e Lezhës kanë thyer karantinën për t’u konfliktuar, konflikt i cili ka përfunduar deri në përdorimin e sendeve të forta.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunes në qytetin e Lezhës, ku një person ka mbetur i plagosur pasi është goditur me sende të forta. Nga raportimet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, e ndërsa autori, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është shoqëruar në polici.

Sipas Aktit Normativ në fuqi, dy personat rrezikojnë të gjobiten me 10 mijë lekë për shkelje të rregullave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet