Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

Alarm nga rritja e numrit te rasteve me koronavirus, Manastirliu: Qytetaret te respektojne distancimin social

Kur Shqiperia ka hyre ne javen e katert te kufizimit te levizjes per shkak te koronavirusit, dhe kur numri i rasteve eshte rritur me shifra alarmuese deri ne 29 raste ne 24 ore sic ishte dita e sotme, eshte konstatuar se prej ditesh levizja e qytetareve eshte liberalizuar.
Pas kesaj situate e cila mesa duket ka sjelle shtimin e rasteve me koronavirus ne vend, ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu u ka bere thirrje qytetareve te respektojne distancimin social.

Manastirliu apel qytetarëve: Jemi në mesin e epidemisë, respektoni masat e distancimit social

Gjatë ditëve të fundit janë evidentuar vatra të reja në disa qytete, lufta nuk ka mbaruar. Në tregje do të vendoset korridori sanitar

Tiranë, 4 Prill – “Jemi në mesin e një beteje që nuk është ndalur në asnjë moment, lufta nuk ka mbaruar”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri këtë deklaratë gjatë një komunikimi me qytetarët duke shtuar se do të forcohen masat për të shmangur në maksimum përhapjen e COVID19.

“Që prej fillimit të epidemisë, Shqipëria ka një kurbë në rritje të moderuar të numrit të të prekurve. Sikundër është fakt se Tirana ka sot disa vatra të reja të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID19. Shkodra ka vatër të re. Po ashtu Fieri, Durrësi, Elbasani dhe Kavaja. Falë masave të distancimit social të ndërmarra nga Qeveria shqiptare, sot kemi një numër të prekurish dhe viktimash nga Covid 19, shumë herë më të vogël, se sa do të kish qenë ky numër, po të mos i kishim marrë këto masa”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se nuk do të bëhen hapa mbrapa në drejtim të masave të distancimit social.
“Për fat të keq, në ditët e fundit, të gënjyer mbase nga krahasimi i shifrave të Shqipërisë me ato të vendeve të tjera, shumë prej jush do të kenë menduar se, ia hodhëm dhe kësaj lufte. Jo! E kundërta është e vërtetë. Jemi mu në mesin e një beteje që nuk është ndalur në asnjë moment, me një virus që sot, për shkencëtarë dhe mjekë në mbarë botën, ka më shumë të panjohura, se sa të njohura”, u shpreh Manastirliu.

Duke theksuar se të gjithë qytetarët duhet të zbatojnë masat e vendosura, Manastirliu tha se në tregje do të do të vendoset në korridor sanitar për të ruajtur distancimin social.
“Qeveria ka vendosur të forcojë masat, sidomos aty ku ka grumbullime njerëzish. Në tregje do të vendoset një korridor sanitar, për të ruajtur distancimin social, që është e vetmja mënyrë për ta dobësuar këtë virus të rrezikshëm. Një dobësi që të gjithë duhet ta shfrytëzojmë për ta vënë përfund”, tha Ministrja e Shëndetësisë.
Manastiriu në fund të fjalës saj ka ftuar gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, të kujdesen për higjienën personale pasi vetëm kështu mund të fitohet kjo luftë.

“Unë jam e sigurt që nuk është vonë për secilin prej nesh, që të shfaqim përgjegjshmëri shoqërore dhe kujdes për njëri tjetrin, duke bërë gjënë më të thjeshtë në botë: Të zbatojmë higjenën, të respektojmë distancat, dhe mbi të gjitha të bëjmë durim. Kjo është një luftë që do ta fitojmë. Por, vetëm bashkë”, bëri thirrje Manastirliu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet