Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip minute pas minute nga vendi, Kosova, rajoni dhe bota, live 24

9 persona me koronavirus në Elbasan, kasapi shtrohet te Infektivi, familjarët shfaqin simptoma

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi për një rast të ri me koronavirus sot në Elbasan duke e çuar në 9 numrin total të të prekurve në këtë rreth.

Bëhet fjalë për një burrë 57 vjeç, i cili punonte si kasap në një prej lagjeve të qytetit të Elbasanit.

Pas konfirmimit pozitiv të tij, familjarët kanë shfaqur gjithashtu simptoma, të cilëve u është bërë tamponi dhe janë në vetizolim deri në marrjen e përgjigjeve.

Ekspertët e Shëndetësisë kanë bërë dezinfektimin e banesës së tij dhe kanë nisur gjurmimin e rastit të infektimit të 62-vjeçarit, i cili ka një dyqan mishi. Prej tre ditësh ai e kishte mbyllur dyqanin, ndërsa simptomat i kishte shfaqur më herët.

I infketuari nuk ka pasur kontakt me 3 familjet e tjera të prekura në Elbasan. Dyshohet se ai mund të jetë infektuar nga i biri, i cili ishte pjesë e një grupi vullnetarësh italian që veprojnë në Elbasan.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet