Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

5-vjecari humb jeten ne Britani, gruaja e kryeministrit infektohet me COVID-19

Britania e Madhe është shokuar këtë të shtunë nga një lajm I rëndë që erdhi nga bilanci ditor I autoriteteve mbi pasojat e Covid 19 në këtë vend.

Përvec numrit rekord të viktimave 708 vetëm në 24 orët e fundit, lajmi tjetër shokues ishte vdekja e një fëmijë.

Bëhet fjalë për një të mitur 5 vjecar që bëhet kështu viktima në moshë më të vogël nga koronavirusi në Europë, teksa më heret kishte humbur jetën një vajze 12 vjece ne Belgjike.

Nuk janë zbuluar shumë të dhëna mbi djalin e mitur 5 vjecar mirëpo “Daily Mail” që citon burime të vetat, bëhet e ditur se fëmija kishte pasur edhe patologji të tjera.

loading...

Rekomandojme


Nderkohe njoftohet se gruaja e kryeministrit britanik Boris Johnson, Carrie Symonds, është vetëizoluar pasi ka rezultuar pozitive ne testin ndaj Covid 19.

Lajmi është bërë I ditur nga mediat anglezë të cilët shkruajnë se cifti jeton tashmë i ndarë, të paktën deri sa të mbyllet periudha e karantinës.

Situate është disi shqetësuese për Johnson pasi bashkëshortja e tij 31 vjecare është shtatzënë.

Për momentin ajo ka simptoma të lehta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet