Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Publikohet libri i Kobe Bryant, dy muaj ne aksident me avion

Libri i Kobe Bryant “The Wizenard Series: Season One” do të publikohet dy muaj pas vdekjes së basketbollistit, pas përplasjes së helikopterit, ku mbetën të vdekur edhe vajza e tij Gigi dhe shtatë të tjerë.

Burri i saj Kobe Bryant dhe vajza Gigi, vdiqën nga përplasja e helikopterit në Kaliforni bashkë me shtatë të tjerë më 26 janar, shkruan DailyMail.

Të martën, Vanessa Bryant përmes Instagramit njoftoi për botimin e librit të Kobe “The Wizenard Series: Season One”.

Kobe krijoi serinë në lidhje me një ekip basketbolli të quajtur “West Bottom Badgers” me autorin Wesley King, libri i dytë u publikua të martën.

Njoftimi për librin u publikua edhe në llogarinë e Kobe në Instagram, ku iu shoqërua edhe një video dhe mbishkrim.

Në postimin e Vanessës dhe atij në faqen e Kobe shkruan “Mirësevini në Dren! Shpresojmë që të gjithë të jeni gati për të arritur rezultatet me West Bottom Badgers për një sezon tjetër magjik të basketbollit”.

Libri, i botuar të martën, është libri i dytë në seri, i pari ishte botuar më 19 mars 2019, quhet “The Wizenard Series: Training Training”.

Për atë libër, Kobe kishte shkruar thënë “është libri që dëshiroja ta kisha në dispozicion si basketbollist”.

Kobe vdiq më 26 janar 2020, pasi helikopteri ku gjendej ai u rrëzua në Calabasas, Kaliforni dhe mbeti i vdekur bashkë me vajzën Gigi dhe shtatë të tjerë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet