“Mosha mesatare e fëmijëve të prekur me Covid-19, rreth 8 vjeç”, Rakacolli: Asnjë prej tyre nuk është në spital

Aktualitet
“Mosha mesatare e fëmijëve të prekur me Covid-19, rreth 8

TIRANE

Në daljen për mediat, ku njoftoi përditësimin lidhur me ecurinë e përhapjes së COVID-19, zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli foli edhe për gjendjen e fëmijëe të infektuar.

“Fëmijët e prekur me koronavirus janë nga qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër, Has dhe Krujë, mosha mesatare e tyre është rreth 8 vjec. Ata e kanë marrë pasi kanë qenë fëmijë në familjet ku ka qenë personi me koronavirus, por fatmirësisht janë që të gjithë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe asnjëri prek tyre nuk është i shtruar në spital” u shpreh ajo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka persona të burgjeve dhe të burgosur me Covid 19?

Deri tani nuk kemi të dhëna që të ketë personel të të burgosurve me COVD-19.

Pse po kryhet transferimi nga Infektivit te Shefqet Ndroqi?

Pacientët që janë të prekur janë pacientë që ndër të tjera kanë edhe infeksione të rënda respiratore dhe për një kudjes më të mirë, është menduar të trajtohen atje.

Sa respiratorë janë në Sanatorium?

Në spitalin e sëmundjeve të mushkërive aktualisht janë 9 respiratorë dhe do të vazhdojnë të shkojnë edhe të tjerë. Janë gjithësej 4 pacientë.

ME TE LEXUARAT