Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mbetën në kufirin mes dy shteteve, merret vendimi për 33 emigrantët shqiptarë

Qeveria shqiptare ka lejuar hyrjen në vendin tonë të emigrantëve që po qendronin prej më shumë se 24 orësh në brezin kufitar neutral mes dy vendeve në Kakavijë.

Kanë qenë gjithsej 33 shtetas të cilët kanë besuar deri në fund se do tu mundësohej hyrja në Shqiperi falë insistimit të tyre dhe apeleve për t’u rikthyer pranë familjeve.

loading...

Rekomandojme

Kalimi në Shqipëri është mundësuar në oret e para të mengjesit e sotëm pas konfirmimit zyrtar për të gjithë, nga Ambasada Shqiptare në Athinë. Askush prej tyre nuk kishte arsye të fortë për kthim ashtu siç e përcaktojnë procedurat e vendosura së fundi prej qeverisë shqiptare, por të gjitheve u kishte skaduar afati i qendrimit 90 ditor në zonën SHENGEN apo ishin në kufijtë e këtij afati.

Nga 67 shqiptarë qe u dyndën në Shqipëri 1 dite më parë, 33 qendruan ne kufirin mes shteteve, ndërsa pjesa tjetër u kthye me dëshirë në Greqi pasi dispononin 2 nënshtetësi apo leje qendrimi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet