Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Lufta me koronavirusin, Borrelli: Italianët në shtëpi edhe më 1 maj

E hëna e pashkëve do t’i gjejë njerëzit në shtëpi. Por a do të vazhdojmë të qëndrojmë të mbyllur edhe në 1 maj?

Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrellli tha se: “Besoj se do të ndodhë kështu, nuk mendoj se kjo situatë do të kalojë deri në atë datë. Do të na duhet të qëndrojmë në ambiente të mbyllura për shumë javë.

Kjo situatë na lejon të marrim frymë, posaçërisht ata që janë në ambientet e kujdesit shëndetësor, kujdesit intensiv, madje edhe për stafin tonë të kujdesit shëndetësor, mbi të gjitha po e lehtësojnë veten nga një ngarkesë pune që çdo ditë ishte me sakrifica dhe angazhime të jashtëzakonshme për të gjetur vende të reja të shtrimit në spital. Kjo është një situatë që na lejon të menaxhojmë emergjencën me më pak vështirësi.”

Sa i përket daljes së fëmijëve me njërin nga prindërit, Borreli tha: “Ne duhet të vazhdojmë me rigorozitet maksimal. Duhet të jemi absolutisht të kujdesshëm për të mos gjetur veten në një situatë në të cilën zinxhiri i infektimit na ‘rrëshket’ sërish.

Ne ritheksojmë që ora e ajrit është një masë që ende nuk operohet dhe është e nevojshme të respektohen rregullat me maturi dhe të qëndrojmë në shtëpi”.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet