Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Koronavirusi-SHBA, 1169 viktima vetëm në 24 orë. Trump: 100 mijë teste në ditë

Me 1169 viktima në 24 orët e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë arritur rekordin botëror të numrit më të madh të viktimave në një ditë në një vend të vetëm që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

SHBA aktualisht ka mbi 245,000 raste pozitive, më shumë se dyfishin e Italisë dhe rreth 6,000 vdekje.

Vetëm në Luiziana, në 24 orët e fundit, ka pasur mbi 2700 raste të reja pozitive dhe më shumë se 300 vdekje. Një ‘goditje’ që e shtyu Guvernatorin John Bel Edvard të zgjasë urdhrin për “qëndrim në shtëpi” deri më 30 prill.

Trump: 100 mijë teste në ditë

“Tani ne bëjmë 100,000 teste në ditë, më shumë se çdo vend tjetër në botë në raport me popullsinë,” tha Presidenti amerikan Donald Trump në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Manjati gjithashtu vlerësoi presidentin rus Vladimir Putinin për ndihmën me materiale mjekësore që ai akordoi për SHBA.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet