Koronavirusi-Kosovë, shtohen edhe gjashtë raste të reja, shkon në 132 numri i të infektuarve

Kosovë&Rajon
Koronavirusi-Kosovë, shtohen edhe gjashtë raste të reja, shkon

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se edhe gjashtë raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Kosove.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë 6 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rastet pozitive janë raste kontakti, katër prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji të Pejës, një me vendbanim në Pejë dhe një i karantinuar.

Po ashtu, sot janë të shëruar edhe gjashtë pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është 16. Tashmë gjithsej në vendin tonë janë 132 raste me Covid-19.

ME TE LEXUARAT