Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Jaka: Marketet të qendrojnë hapur gjithë ditën, qytetarët të lejohen të lëvizin…

Nikolin Jaka, kreu i dhomës së tregtisë dhe industrisë, thote se sipërmarrësit presin që të ulen në një tryezë bisedimi me qeverinë.

I ftuar në “Ekopolitikë” nga Besart Kadia në TV Ora, ai u shpreh që supermarketet s’kanë pse të rrinë hapur 5 orë, por gjithë ditën, dhe po ashtu tha se as nuk duhet të ketë fash-orare ndaj qytetarëve, por të monitorohen lëvizjet e tyre.

loading...

Rekomandojme

Jaka: Presim që të ulemi në tryezë më qeverinë duke caktuar edhe përfaqësuesen tonë, znj. Muçostepa, e cila është e deleguara e shoqatave të biznesit dhe dhomës së tregtisë, për të diskutuar me qeverinë.

Zinxhirët e supermarketeve janë në rritje, por pse duhet që t’i penalizojmë duke i mbajtur vetëm 5 orë hapur, ndërkohë që këto supermarkete duhet të mbahen gjithë ditës hapur duke i shërbyer qytetarëve.

Nga ana tjetër, nuk ka nevojë fasha të caktuara për qytetarët, por të monitorojmë lëvizjet e qytetarëve dhe të jetë e lirë mënyra e operimit dhe e servirjes që ata duhet të frekuentojnë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet