“Twitter” me “dorë të hekurt” ndaj propagandës së Vuçiç, “fshesë” për mbi 8500 llogari
Lajmifundit
/
2 Prill 2020, 18:26
Politikë
Rrjeti social ‘Twitter’ i ka dhënë një goditje të rëndë propagandës së presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe partisë së tij.
Pas një hetimi të bërë përgjatë fundit të vitit të kaluar është vërejtur një aktivitet i koordinuar i gati 10 mijë llogarive në “Twitter” që bënin propagandë për Aleksander Vucicin dhe partinë e presidentit serb.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gjithsej 8 558 llogari të cilat i kanë shërbyer Vuçiç janë fshirë nga rrjet social. Lajmin e ka konfirmuar vetë “Twitter Safety”./balkanweb