“Trupat e viktimave transportohen me kamionë frigoriferikë”, Rama publikon videon nga Nju Jorku: Pa koment!

Politikë
“Trupat e viktimave transportohen me kamionë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku jepet situata aktuale në Nju Jork, për shkak të koronavirusit. Rama thotë se të tilla pamje “nuk duan koment”.

Në kronikën e përgatitur nga gazetarët amerikanë, thuhet se spitalet në Nju Jork kanë marrë masa ekstreme, duke transportuar madje viktimat me kamionë me frigoriferë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ndërsa numri i viktimave rritet në qytetin e Nju Jorkut, për shkak të shpërthimit të Covid-19, disa spitale kanë marrë masa të dëshpëruara, për të përballuar dallgën e egër. Trupat e viktimave të Covid-19 janë parë duke u ngarkuar në një kamion me frigorifer, duke përdorur një vinc, jashtë Qendrës Spitalore të Bruklinit këtë fundjavë, ndërsa numri i të vdekurve të qytetit tashmë ka kaluar 1000 vetë.

Agjencia e lajmeve britanike the Independent raportoi se arsyeja e përdorimit të këtyre kamionëve ishte nga pamundësia e spitaleve për të mbajtur numrin e shtuar të kufomave, në morgun e tyre. Deri të hënën, më shumë se 66 mijë njerëz, kanë rezultuar pozitivë në Nju Jork, dhe 1218 prej tyre vdiqën, për shkak të virusit”, thuhet në kronikën e shpërndarë nga kreu i qeverisë.

ME TE LEXUARAT