Trondit deklarata e Berishës: Janë 15-fish të infektuarit me koronavirus, një fshat i tërë në…

Politikë
Trondit deklarata e Berishës: Janë 15-fish të infektuarit me

Ish-kryeministri Sali Berisha lëshoi akuza të rënda për ministren e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu.

Sipas Berishës shifrat në Shqipëri për të infektuarit me covid-19 janë të manipuluara. Berisha tha se ka të dhëna se kjo shifër e raportuar nga Ministria e Shëndetësisë është të paktën 10 herë ose 15 herë më shumë seç është raportuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çfarë shifrash keni, sipas të dhënave tuaja?

Sali Berisha: Janë të paktën 10 ose 15 herë më shumë sec është raportuar. Në Has sot, në Krumë është një lagje e tërë e infektuar me covid-19. Kanë vdekur 3 persona. Edhe në rrethe po ashtu. Për të qenë i vdekur nga covid duhet patjetër të ndërrosh jetën në spitalin Infektiv.

Berisha u shpreh për Abcnews se shifrat e publikuara për rastet e personave të prekur nga COVID-19 dhe personat që kanë humbur jetën, nuk janë ato të saktat.

Gjithashtu ish-kryeminstri hodhi akuza ndaj kryeminstrit Rama se po shkakton panik te qytetarët me qëndrimin e tij.

“Është një pandemi unike, në një 100 vitet e fundit që nga koha kur ishte gripi spanjoll. Jemi në fillimet e saj. Është shumë e vështirë të parashikohen përmasat e pasojave në shëndetin e njerëzve. Përveç disa shpresave me kombinim ilaçesh, ende nuk ka një vaksinë”, deklaroi Berisha.

Mendoni se kemi hyrë në zonën e rrezikut apo do të jemi me këto shifra?

Berisha: Në Shqipëri ndodh ajo që përveç Koresë së Veriut nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Shifrat këtu për të vdekurit nga viroza COVID-19 përcaktohen politikisht. Çdo shifër, çdo veprim është politizuar, këto i them shumë të faktuara.

Keni shifra të tjera nga ato zyrtaret?

Berisha: Të besosh se ka 277 të prekur është qesharake, këtë nuk e beson njeri. Kur jemi vendi që kemi bërë shumë pak teste. Na citon një nga kryeterriostët e kohës në postimet e tij. Në këtë epidemi ne kemi një rrezik i lartë, vjen nga i vetëshpalluri kryeepidemiolog dhe nga një grusht njerëzish. E quaj “ndrikull hajnia”. Me këtë qëndrim nuk po bëj politik, por po them të vërtetën për qytetarët.

Çfarë po ndodh me testet?

Berisha: Ndrikull hajnia i tha qytetarëve se po përdornim metodën e vjetër të OBSH, metodë e cila ka 15 ditë që e ka hedhur poshtë. Shqipëria pardje ishte në 10 vendet në vdekshmëri më të lartë në botë, sot është në vendin e 11 ose të 12. Shqipëria vetë ka një vdekshmëri prej tre herë më të lartë se mesatarja e rajonit. Garantoj që shifrat janë të manipuluara”, u shpreh Berisha.

ME TE LEXUARAT