Tentuan të vjedhin shkollën 9- vjeçare, arrestohen 3 adoleshentët serialë të Durrësit

Aktualitet
Tentuan të vjedhin shkollën 9- vjeçare, arrestohen 3

DURRËS

Tre adoleshentë janë arrestuar pasi tentuan të vjedhin një shkollë 9- vjeçare në Durrës. Ata kishin hyrë në ambientet e shkollës për të vjedhur bazën logjistike por u arresuan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas atyre ju zbuluan edhe 4 ngjarje të tjera gjatë marsit dhe fillim- prillit. Tre personat përkatësisht të moshave 17 dhe 15 vjeçare kishin vjedhur tre lokale, një market, dhe një automjet duke marrë pije, sende të ndryshme.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon vjedhjen në një shkollë.

Vihen në pranga 3 shtetas, autorë të dyshuar edhe të 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit mars 2020.

Shërbimet e Policisë së Durrësit, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në këtë kuadër, specialistët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, falë ndërhyrjes në kohë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

M.P., 17 vjeç, banues në Shënvlash, Durrës, i dënuar më parë për vjedhje, S. Ç., 17 vjeç dhe A. Gj., 15 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë futur në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, me qëllim vjedhjen e bazës logjistike të kësaj shkolle, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, të cilët po i mbanin nën vëzhgim prej një jave, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë.

Nga veprimet e para hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi edhe i 4 rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta persona gjatë muajit mars, konkretisht:

– Më datë 01.04.2020, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit H. H., pije e sende të ndryshme me vlerë 20.000 lekë;

– Më datë 30.03.2020, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit L. M., pije dhe sende të ndryshme me vlerë 20.000 lekë;

-Më datë 27.03.2020, kanë hyrë në lokalin e shtetasit E. Xh., ku kanë marrë çelësat dhe kanë vjedhur mjetin tip BMË.

– Më datë 25.03.2020, kanë vjedhur në marketin e shtetasit M. S., sende dhe produkte të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT