Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tentoi të fuste kontrabandë steka cigare, procedohet penalisht 39-vjeçari

Një 39-vjeçar ka tentuar të kalojë në pikën kufitare të portit të Durrësit steka cigare të pa markuar si dhe udhëtonte me dokumente të falsifikuara. Gjatë tentativës për të kaluar në Portin e Durrësit, kamioni i mallrave të cilin e drejtonte 39-vjeçari me iniciale A.A., është ndaluar ën vijën e dytë të kontrollit.

Kjo pas gjatë skanerit dhe kontrollit të kamionit, në kabinën e shoferit, poshtë dyshekut ishin fshehur disa steka me cigare të cilat në imazhin e skanimit nuk ishin të markuara.

loading...

Rekomandojme

Gjithashtu gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se targat e rimorkios dhe leja e qarkullimit nuk i përkisnin kësaj rimorkioje.

Për këtë policia kufitare ka nisur procedim penal ndaj drejtuesit të kamionit të mallrave nën akuzën e kontrabandës me mallra që paguhet akcizë dhe të falsifikimit të dokumenteve.

Krimi Ekonomik në Durrës në përfundim të veprimeve të para kanë proceduar penalisht shtetasin A. A., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet