Presidenti mbështet median në kërkesën e saj: Nuk mund të braktisen në këto momente të vështira

Politikë
Presidenti mbështet median në kërkesën e saj: Nuk mund

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar me një statusi në Facebook në lidhje me letrën që Shoqata e Gazetarëve Europian seksioni shqiptar iu drejtua institucioneve kryesore në vend.

Në letër kërkohej që të merren masa edhe për median dhe të ketë një paketë ekonomike lehtësuese edhe për ta pasi janë në vijën e parë të përballjes më pandeminë dhe se po përballlen edhe me një krizë ekonomike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Meta shpreh mbështetjen për këtë kërkesë të tyre teksa bën thirrjen që të mos braktisen në këto momente të vështira.

Postimi i plotë i Metes:

“Mediat, gazetarët dhe stafet e tyre mbështetëse, të cilët janë në vijën e parë të raportimit, nuk mund të braktisen në këto momente tepër të vështira!

Mirënjohje dhe solidaritet për punën e shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari”! ??

ME TE LEXUARAT